Në Komunën e Malishevës gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe nëntë raste të reja me COVID-19 dhe tre tjerë janë shëruar, shkruan TV Malisheva.
Njoftimi i plotë:
Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 3 person janë shëruar nga covid-19 dhe janë regjistruar 9 raste të reja. Këto të dhëna janë të konfirmuara nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren, QKMF-së në Malishevë në komunikimin e rregullt me shtabin komunal emergjent në Malishevë, si dhe në komunikim me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 918 raste, prej tyre 811 janë shëruar, 47 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 60 persona.
Lidhur me këtë situatë, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të shtabit emergjent komunal në Malishevë, ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, që të zbatojnë masat dhe rekomandimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore, me qëllim të parandalimit të përhapjes së covid-19. /TV Malisheva