Futbollisti shqiptar, Marash Kumbulla me paraqitjet e tij fantastike ka arritur të marrë vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha evropiane.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane për futbollistin shqiptar janë të interesuara 9 skuadra, transmeton Gazeta Sinjali.
Skuadrat e interesuara për Kumbullën janë: Manchester United, Tottenham Hotspur, Everton, Chelsea, PSG, Lyon, RB Leipzig, Eintracht Frankfurt e së fundmi edhe Juventus.
La Repubblica ka raportuar se Juventus është në garë për të riun shqiptar mirëpo ende nuk ka bërë ndonjë ofertë konkrete.
Mbrojtësi 20 vjeçar po besohet se mund të kushtojë 30 milionë euro për ato skuadra të cilat dëshirojnë transferimin e tij.