Bazuar në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë shëruar 9 persona të cilët kanë qenë të prekur me COVID-19, ndërsa është regjistruar edhe 1 rast i ri. Numri i të shëruarve shkon në 98, ndërsa i rasteve aktive me COVID-19, është 36 raste.
Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin zyrtar të Komunës së Malishevës me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars e deri më sot, me COVID-19 janë prekur 143 persona, prej tyre 98 janë shëruar, 36 raste janë aktive, ndërsa 9 persona kanë humbur jetën.
Lajmi i dhënë nga IKSHPK se është edhe një rast nga fshati Damanek, është dhënë gabim komuna, pasi nuk bëhet fjalë për fshatin Damanek të Malishevës, por të një komune tjetër.