Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, nëntë persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar dy raste të reja. Të dhënat janë të konfirmuara nga ana e IKSHPK dhe IRSHP në Prizren, në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës, si dhe në komunikim me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 762 raste, prej tyre 638 janë shëruar, 45 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 79 raste.

Share.