Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 9 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe 4 raste të reja.
Kjo është bërë e ditur nga ana e IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me Shtabin Emergjent Komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar, gjithsejtë 3438 raste, prej tyre 3312 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 40 raste.
/TV Malisheva