Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë shëruar 9 persona të prekur me covid-19 dhe janë regjistruar 5 raste të reja.
Këto të dhëna janë të konfirmuara në komunikimin e rregull të Komunës së Malishevës me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe nga kontaktet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevë, është kjo: Nga data 14 mars 2020, e deri më sot, gjithsejtë me covid-19 janë regjistruar 462 persona, prej tyre 347 janë shëruar, 28 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 87 persona. /TV Malisheva