Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 9 persona janë shëruar nga covid-19 dhe janë regjistruar 5 raste të reja.

Të dhënat janë të konfirmuara përmes komunikimit të rregullt të shtabit emergjent komunal në Malishevë, me IKSHPK, me IRSHP në Prizren, me QKMF në Malishevë dhe me rastet në terren.

Në raportin e sotëm të IKSHPK, janë raportuar 6 raste, mirëpo njëri rast është person aktiv me covid dhe ka qenë ritestim, tek rasti i vdekjes së një personi, është që ka ndodhur ditën e djeshme dhe është raportuar në raportin e djeshëm të Shtabit Emergjent Komunal në Malishevë.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1083 raste, prej tyre 992 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 39 raste./TV Malisheva

Share.