Ish gjyqtari spanjoll, Iturralde Gonzalez beson se 90% e gjyqtarëve spanjollë mbështesin Real Madridin, dhe 10% mbështesin Barçën. Ai shprehu mendimin e tij nëse gjyqtarët mbështesin Real Madridin dhe Barcelonën.
53 vjeçari që iu nënshtrua testit të “Goal” ku deklaroi se “70% ose 80% e popullsisë spanjolle janë nga Real Madrid, megjithëse tani të rinjtë kanë filluar të anojnë nga Barça për titujt e Guardiola ose prej Messit.
“E di që ju do të thoni që gjyqtarët janë profesionistë dhe unë ju besoj. Por bazuar në përvojën tuaj, cili është raporti i gjyqtarëve që mbështesin Real Madridin dhe Barcelonën”, u pyet ai nga gazetarët.
“Unë do të thoja që ekziston një raport prej 80% me 20% ose 90% me 10%. Kjo për faktin se 70% e popullsisë, duke përjashtuar katalanasit, mbështesin Madridin.”
“Së fundmi ky raport ka ndryshuar pasi, tani ka më shumë tifozë të Barçës, kjo sepse të rinjtë u tërhoqën nga titujt që mori Guardiola dhe nga loja e mesit”, u shpreh Gonzales.