Aktualisht në Kosovë janë 924 raste aktive me koronavirus.

Në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) bëhet e ditur për se në vend nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa 31 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më sot janë dhënë 1.483.260 doza të vaksinës antiCOVID-19. Ndërsa, 654.325 qytetarë janë vaksinuar me dozë të dytë të kësaj vaksine. /TV Malisheva

Share.