Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj pasditen e djeshme gjatë patrullimit në fshatin Dremjak të Ferizajt, kanë hasur në tre persona fëmijë, meshkuj të moshave 15,16 dhe 17 vjeç, të cilët kishin dalë të shëtiteshin me biçikleta, e në të cilët vëreheshin lëndime trupore, të shkaktuara nga një person i moshës madhore i cili më pas kishte ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa fëmijët kanë pranuar tretman mjekësorë.

Në lidhje me këtë, operatorët e NJRSH-së i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe kanë arritur që ta dalin personin e dyshuar me inicialet M.M., mashkull, shtetës i Kosoves, 40-vjeçar i cili po lëvizte me një automjet furgon me targa vendore.

Gjatë kontrollit të tij dhe të automjetit, policia i gjeti një armë zjarri, një karikator me 13 fishkë dhe një mjet të mprehtë, brisk, të cilat edhe i konfiskohen.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga hetuesit policorë, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”.

/TV Malisheva

Share.