Të premten pak para mesnatës, L.M. mbeti i vrarë pasi dyshohet se u qëllua aksidentalisht me armë nga kolegu i tij në Zllatar të Prishtinës.

Varrim i tij do të bëhet sot në Arbëri në orën 15:00.

Këtë e kanë konfirmuar familjarët e të ndjerit.

“Me pikëllim lajmërojmë miqtë dhe dashamirët që në moshën 27-vjeçare, pas një incidenti tragjik, ndërroi jetë më i dashuri dhe më i shtrenjti jonë ”, thuhet tutje në postimin e saj.

Ai u vra gjatë një ndeje ku po merrnin pjesë edhe 15 policë të tjerë, 6 prej të cilëve janë arrestuar dhe 9 janë suspenduar.

 

I dyshuari për vrasjen e viktimës është F.M., i cili u ndalua për 48-orë dhe u suspendua nga detyra.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykate.

Share.