Ish-atletja, e cila u përfol se ka pasur binjakë me Vladimir Putin, është zhdukur që një kohë nga syri i publikut.
Alina Kabaeva, një fituese e medaljes së artë olimpike 37-vjeçare, nuk është parë që nga viti 2018.
Në atë kohë, ajo u tha të ishte dy muaj shtatzënë me Presidentin dhe besohet se kishte lindur djem binjakë në prill të vitit të kaluar në një klinikë në Moskë.
Por, në Rusi tashmë janë shqetësuar për fatin e saj, pasi ajo është zhdukur që nga ajo kohë, sipas The Sun.
Alina është një nga gjimnastët më të dekoruara në historinë e gjimnastikës, me 2 medalje olimpike, 14 medalje të Kampionatit Botëror dhe 25 medalje të Kampionatit Evropian.
Pasi u tërhoq nga sporti, iu kthye politikës dhe u bë deputete në partinë e Putinit. /TV Malisheva