“Rossoneri” janë në kërkim të një mesfushori dhe kroati mund të transferohet në San Siro në janar. Lojtarin e duan edhe Juventusi e Interi në Itali
Milani është i interesuar të përforcohet në afatin kalimtar të janarit pas sezonit të zbehtë nëpër të cilin po kalon, shkruan Gazeta Express.
Portali italian “Calciomercato” shkruan se “Rossoneri” ia kanë vënë syrin mesfushorit të Barcelonës, Ivan Rakitic.
Nënkampioni i botës me Kroacinë është i pakënaqur me minutazhën që po i ofrohet në Camp Nou, prandaj po e mendon largimin.
Ish-futbollisti i Sevillës e ka nisur vetëm një ndeshje nga fillimi këtë sezon në La Liga pasi trajneri Ernesto Valverde po e preferon më shumë përforcimin Frenkie de Jong.
Drejtori sportiv i Milanit, Zvonimir Boban po punon që ta sjellë bashkëkombësin e tij në Itali.