Numri i rasteve pozitive me virusin korona në Kosovë që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para ka shkuar në 16 e 179 nga 74 mijë e 586 persona të dyshimtë.

Nga të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) bëhet e ditur se deri më tani 14 mijë e 335 persona kanë arritur që ta mposhtin virusin korona.

Mirëpo, janë edhe 647 të tjerë të cilët kanë vdekur shkak i infektimit me këtë virus.

Ndërsa. Në vend janë 1 mijë e 197 raste aktive me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 680 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 49 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Spitali i Përgjithshëm Gjakovë dhe 1 rast Spitali i Përgjithshëm Pejë). Numri total i rasteve pozitive është 16.179 raste nga 74.586 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 647 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 53 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.335 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.197”, thuhet në të dhënat 24 orësh të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Prishtina është komuna me numrin më të madh të rasteve pozitive.

Vetëm brenda 24 orëve në Prishtinë janë paraqitur 27 raste pozitive me COVID-19, ndërsa 7 në Gjilan dhe 4 në Fushë Kosovë.

ndërsa, 2 raste janë shënuar në komunën e Kaçanikut, një në Komunën e Gjakovës, së Lipjanit, Skenderajt, Graçanicës dhe Vushtrrisë.

Share.