Granit Xhaka ka nisur të mendojë për një aventurë të re, pasi situata te skuadra e Arsenalit nuk është aspak e mirë për të. Pas reagimit të 27-vjeçarit ndaj një grupi tifozësh në çastin kur u zëvendësua gjatë takimit ndaj Crystal Palace, trajneri Emery vendosi ta ndëshkonte duke e lënë jashtë disa ndeshje dhe i hoqi shiritin e kapitenit, duke ja kaluar Aubameyang-ut.
Mediat në Angli kanë nisur të raportojnë për një largim të Xhakës nga londinezët, një lëvizje që do sipas tyre do të vijë që në hapësirën dimërore të merkatos. Një nga klubet e Premier League-s po kërkon të përfitojë pa humbur kohë, fjala është për Newcastle.
Vetë lojtari është i shqetësuar jo vetëm për momentin e keq, por mbi të gjitha për Europianin e vitit 2020. Nëse Emery vendos ta ulë në stol, atëherë do t’i rrezikohej vendi në formacionin e përfaqësueses së Zvicrës. Për Granit Xhaka kanë shfaqur interes edhe disa klube gjermane, që pëlqehen edhe nga vetë 27-vjeçari.