Këngëtari i njohur shqiptar, Valton Krasniqi, ka njoftuar se është infektuar me coronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi të ndarë nga spitali, ku njëherësh tregon se u infektua me virusin vdekjeprurës.

Ai shton se nuk e ka besuar këtë virus, por që tani inkurajon ndjekësit të ruajnë veten, familjen dhe njerëzit përreth.

“Tani sa e mora lajmin se jam pozitiv nga COVID-19, kurrë se kam besuar këtë virus. Keni kujdes ruani vetën familjen dhe shoqërinë e juaj. Zoti ju ndihmoftë”, ka shkruar ai.

Ai duket në gjendje jo edhe aq të mirë shëndetësore, teksa ka pozuar me maskë duke respektuar masat ndaj coronavirusit.

Këngëtari nga Prizreni vetëm tri ditë më parë solli këngën e re të titulluar “Balerina”.

Ai po vazhdon të jetë tejet i angazhuar me projekte të ndryshme muzikore, që pëlqehen edhe nga publiku. /TV Malisheva

Share.