Në vazhdën e pasurimit me vëllime të llojllojshme të Bibliotekës pranë Shtëpisë së Kulturës në Vuthaj prof. Rexhep Dedushaj gjatë këtyre ditëve i dhuroi edhe disa ekzemplarë të veprave të tij Bibliotekës së fshatit. Prof Rexhep Dedushaj në veprimtarinë e tij të pasur historike ka botuar disa vepra me përmbajtje historike për trevën tonë. Është e rëndësishme të thuhet se kohë më parë me rastin e hapjes solemne të Bibliotekës në ambientet e Shtëpisë së Kulturës prof. Dedushaj po ashtu kishte dhuruar veprat e.tij vepra këto që pasurojnë edhe më shumë hapësirat e bibliotekës. Profesorit Rexhep Dedushaj i jemi mirënjohës për kontributin e tij të çmuar me veprat e tij të botuara në vitin 2019

Share.