Artistja me renome ndërkombëtare, Billie Eilish njihet në përgjithësi për stilin e veçantë që ka.

Fituesja e çmimeve Grammy në një shëtitje në rrugët e Los Angeles mezi është njohur nga fansat, ndërsa në pah i vihej pasha e shtuar, shkruan Daily Mail.

Me flokët e kapura e të shthurura, këngëtarja është parë me një veshje ditore, ndërsa i theksoheshin edhe sandalet e firmës ‘Yeeze’.

18-vjeçarja zakonisht në paraqitjet televizive i mbulon figurat trupore, përmes veshjeve më të gjera.

Më parë Eilish kishte thënë: “Nëse ndonjëherë më kishit parë trupin tim do ta gjykonit, me të vërtetë do më gjykonit për të”.

Kjo ndonëse mund të jetë arsyeja pse gardëroba e saj është e selektuar, pasi nuk dëshiron që paragjykimet të ndikojnë në shëndetin mendor të saj. /TV Malisheva

Share.