Roma është shumë afër që ta mbyllë transferimin e Elseid Hysajt nga Napoli.
Sipas asaj që raporton gazeta italiane Corriere dello Sport, Giallorossët kanë arritur marrëveshje me rivalin nga Serie A për transferimin e mbrojtësit shqiptar.
Në këtë raportim thuhet se romakët do të paguajnë 25 milionë euro për mbrojtësin që nuk është i lumtur te napolitanët.
25-vjeçari më nuk është pjesë e planeve të Carlo Ancelottit, andaj në afatin kalimtar të janarit pritet të kalojë në Olimpico.
Hysaj edhe në këtë verë që shkoi ishte shumë afër largimit nga Napoli, por në fund vendosi të qëndronte.
Duke parë që situata e tij nuk po përmirësohet në skuadër, ka vendosur që në afatin e dimrit të kalojë te rivali tjetër nga Serie A.
Aurelio de Laurentiis thuhet se është pajtuar që ta lejojë kalimin e representuesit të Kombëtares së Shqipërisë te Roma./TV Maisheva