Presidenti Hashim Thaçi ka mbajtur një konferencë për medie pas takimit me përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ai ka thënë se në këtë takim është biseduar për gjetjen e mundësisë për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi.
“Para pak çastesh takova Lajçakun, mund të konkludojë se biseda jonë ka qenë miqësore në drejtimin e gjetjes së mundësisë për arritjen e marrëveshjes finale me njihje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”.
“Besoj fuqishëm besoj se e ardhmja është anëtarësimi në BE dhe BE-ja duhet të nis procedurat për liberalizim të vizave sepse është vonuar shumë”.“Gjithashtu besoj se BE-ja është unike do të hidhet në tavolinë njohja reciproke. Sepse njohja reciproke mund të jetë mundësi emirë që garanton fqinjësi të mirë dhe garanton të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë”, tha Thaçi teksa shtoi se biseda të njëjta ka bërë edhe në ShBA e Paris.