Shkencëtarët kanë arritur të krijojnë një virus të ri të ‘stilit coëpox’, që mendohet së mund ta shërojë çdo lloj të kancerit.

Trajtimi i quajtur CF33, ka arritur t’i tkurrë tumoret tek minjtë, shkruan The Daily Telegraph.

Eksperti amerikan i kancerit, Yuman Fong, është duke e drejtuar eksperimentin që po zhvillohet në një institut të Australisë.

Shkencëtarët po synojnë që ta fillojnë testimin tek pacientet me kancer në gji, por ata mendojnë se i njëjti trajtim mund të funksionojë edhe tek rastet me kancer në mushkëri, fshikëz, stomak, zorrë, etj.

Ata kanë paralajmëruar se trajtimi i suksesshëm tek minjtë nuk garanton se do të jetë i suksesshëm edhe tek njerëzit.

Por, profesori Fong është optimist dhe thotë se metodat tjera që kanë qenë efektive tek minjtë kanë rezultuar të suksesshme edhe tek njerëzit.

Share.