Lajmi për vdekjen tragjike të dy të miturve nga Deçani në Gjermani ka tronditur mbarë komunitetin shqiptar dhe atë Gjerman.

Familja Arifi nga Ratishi është duke u përballur me humbjen e dy djemve të tyre Hasanit 17 dhe Blerianit 13 vjeçar.

Ngushëllime familjes po i shprehin shqiptarët anë e mbanë botës, në mes tyre edhe artistë të njohur.

Është Yll Demaj ai i cili familjen Arifi e njeh edhe miqësisht. Ndaj nuk mungoi ngushëllimi i tij për vdekjen e Hasanit e Blerianit.

“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Arifi. Shokut ton Arif Arifi Zoti ju letsoft dhimjen…pushoni e parajs engjuj’ ka shkruar këngëtari. /TV Malisheva

Share.