Ekziston një numër i madh personazhesh nga video lojërat që na kanë pëlqyer gjatë fëmijërisë dhe me kënaqësi i kujtojmë gjersa hulumtimi i një kompanie analitike zbulon se cili prej tyre është më i popullarizuari në internet.

Edhe pse nuk është aq i pranishëm këto vite, fakti që u shfaq 40 vjet më parë sigurisht që e ndihmoi Pac-Man të merrte titullin e heroit më të popullarizuar nga videolojërat.

Kjo video lojë regjistron mbi 53 milionë kërkime, gjë që e vendos Pac Man në krye të kësaj kategorie.

 

Në vendin e dytë është Pikachu me 41 milion kërkime dhe i treti është Sonic the Hedgehog me 38 milionë sosh.

Pikachu dhe Sonic kanë qenë të pranishëm në aventura të ndryshme për një kohë të gjatë, dhe ata fituan popullaritet në periudhën e mëparshme, falë adaptimeve filmike në të cilat ishin aktorët kryesorë.

Ndryshe, Super Mario është në vendin e katërt për sa i përket kërkimeve./TV Malisheva

Share.