Modeli JUKE u prezantua në vitin 2010, kur Nissan e prezantoi atë për t’u futur në tregun e SUV-ve më kompakte.
JUKE qysh atëherë u dallua për dizajnin kontrovers e interesant, duke u dalluar nga çdo veturë tjetër në treg.
Në vitet pasuese, shitjet dukshëm i kaluan pritshmëritë fillestare të kompanisë Nissan.
Pavarësisht që shumë konkurrentë dolën në treg, JUKE arriti ta mbajë fuqinë e vet dhe shiti mbi 1.5 milion copë deri në kohën kur gjenerata e dytë e JUKE u prezantua në tetor të vitit 2019.
Gjenerata e fundit e modelit JUKE mban shumë atribute që e kanë definuar gjeneratën e parë, por ka arritur ta rritë nivelin duke ofruar eksperiencë më premium të vozitjes. /TV Malisheva