Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, është krenar me paraqitjen e djelmoshave të tij në humbjen 3-1 në ‘Anfield’ nga Liverpooli.

“Ajo që ndodhi sot tregon pse jemi ne kampionët, jam shumë krenar për skuadrën, më shumë se kurrë më parë. Krenar për mënyrën se si kemi luajtur ndaj ekipit më të fort në Evropë”, u shpreh Guardiola.

“Pyesni gjyqtarët për incidentet, jo mua. Pyesni Mike Riley dhe ata që ishin te VAR. Unë do të doja të flas për paraqitjen e ekipit që ishte shumë e mirë, ndër më të mirat”.

“A mund të fitojë Man City titullin? Nuk jam magjistar. Nuk e di të ardhmen. Kemi Chelsean ndeshjen tjetër duam të fitojmë”.

“Falënderimi i gjyqtarëve ishte me sarkazëm? Absolutisht jo. I urova”.

Guardiola protestoi në dy raste, duke thënë se iu mohuan dy penallti, sipas të cilit, kishte dy herë prekje me dorë në zonë nga ana e lojtarëve të Liverpoolit.

Share.