Modelja e njohur shqiptare, Vildane Zeneli, arrin gjithmonë të marrë vëmendjen me paraqitjet e saj në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo u ka treguar ndjekësve të saj në lidhje me testimet që ka kryer për virusin COVID-19.

Në një fotografi të aparatit testues të publikuar në InstaStory, Vildania shkruan se nga frika ka realizuar plot 30 teste.

“Më quani të çmendur, por ky është testi im i 30-të. Po, jam hipokondriake! Kush ishte pranë meje së fundmi është mirë”, ka shkruar modelja në InstaStory.

Me termin ‘hipokondriak’, Vildane Zeneli i referohet një personi i cili anormalisht shqetësohet për shëndetin e tij.

Mesa duket frika nga infektimi potencial me virusin më të përhapur në botë këtë vit, e ka detyruar modelen e njohur shqiptare që të ndërmarrë hapa të tillë të testimit të shpesh. /TV Malisheva

Share.