Pas intervistës në emisionin N’Pult në TV Malisheva, Januz Kastrati e ka bërë një sqarim për lexuesit.
Sqarimi i plotë:
I nderuar udhëheqësi i emisionit n’Pult, në TV Malisheva, z. Resim Morina.
Meqenëse në intervisten e realizuar në studion tuaj me 14 tetor 2020, për rastin e Fushë Arrëzit, u ftova si profesori Januz dhe ishte kërkesa që të mos thuhet që nuk keni qenë as U.D. i drejtorit, megjithatë me mirëkuptimin tuaj e shoh të nevoshme dhe të arsyeshme që të sqaroj se:
Unë meqenëse isha kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, sipas Rregullores për zgjedhjet isha i obliguar ta pushoj së ushtruari funksionin e drejtorit të Gjimazit gjatë fushatës parazgjedhore.
Meqenëse shkolla nuk kishte zv.drejtor, U.D. i drejtorit u caktue sekretari Rrahman Kastrati, e nga ana e tij për udhëheqës të ekskursionit është caktue profesori Bahti Zogaj.
Pra, edhe organizimi dhe realizimi i ekaskursionit ka qenë nën menaxhimin e U.D. të drejtorit.
Edhe pritja udhëheqësve të Institucioneve është bërë nga U.D. i drejtorit.
Inkuadrimi im në angazhimin për organizimin e ceremonisë së varrimit dhe të ngushllimeve ka qenë pas kthimit nga Shqipëria(sjelljes së kufomave).
Falemnderit për mirëkuptim.
Me shumë respekt, nga Januz Kastrati.