Komiteti i ekspertëve Tekniko-Shkencor i ngritur pranë qeverisë italiane për përballimin e pandemisë globale, ka zhvilluar në mbrëmjen e të shtunës një mbledhje urgjente pas të dhënave të fundit shqetësuese mbi kurbën e infektimit me Covid 19.
Komiteti Tekniko Shkencor ka hartuar një notë zyrtare me rekomandime specifike për masat e ardhshme që qeveria italiane duhet të ndërmarrë për të mbajtur nën kontroll përhapjen e virusit.
Komiteti i ekspertëve italianë ka rekomanduar:
– orare të ndryshme mësimi për nxënësit e ciklit të lartë dhe ata universitarë.
– një riorganizim më specifik për qarkullimin më mjetet e transportit publik me përfshirjen e autoriteteve lokale e të figurës së monibility manager.
– më shumë kontrolle në aktivitetet tregtare për respektimin e normativës së distancimit, mbajtjes së maskave me rekomandimin e përcaktimit të numrit maksimal të personave që duhen të pranohen në lokale, numër i cili duhet detyrimisht të jetë i varur në mur e në një vend të dukshëm.
– rekomandohet përcaktimi i numrit maksimal të personave që duhet të ulen në të njëjtën tavolinë në restorante.
– forcimi i sistemit shëndetësor në territor me përfshirjen dhe të sistemit kombëtar të mbrojtjes civile.
-rekomandohet nevoja absolute për diagnostikimin e personave, gjurmimi e monitorimi i kontakteve të tyre me përfshirjen e doktorëve të mjekësisë së përgjithshme e të pediatrëve.
-limitimi i përkohshëm i eventeve publike si kongrese, panaire dhe i eventeve private, të grumbullimeve spontane apo të organizuara.
Kryeministri italian, Gisueppe Conte, ka thirrur të dielën datë 19 tetor mbledhjen e qeverisë e ka informuar për hartimin e një drafti të ri masash më shtrënguese në respekt dhe të rekomandimeve të përcjella nga Komiteti Tekniko Shkencor