Mjekët kinezë, gjatë një ekzaminimi të një gruaje, që do të duhej të ishte një skanim krejtësisht i zakonshëm i kokës, erdhën deri te një zbulim i çuditshëm.

Në fakt, ata dërguan një 29-vjeçare për një ekzaminim rutinë të kokës pasi ajo ishte përfshirë në një aksident automobilistik, por u habitën kur panë që gruaja kishte dy gjilpëra në kokë, të dyja të gjata rreth pesë centimetra.

Gjilpërat nuk ishin ngulur në trurin e saj gjatë aksidentit dhe analiza e mëvonshme tregoi se ato ishin aty që nga fëmijëria. Derisa forma e gjilpërave është e tillë që nuk mund të shpojë kafkën e fortë të një të rrituri, gruaja nuk ishte në gjendje të tregojë ndonjë situatë që mund t’i kishte paraprirë shpimit me gjilpërë, dhe vetë ajo nuk kishte pasur kurrë dhimbje koke ose ndonjë shqetësim tjetër për shkak të tyre. Për këtë arsye, mjekët vendosën të mos i nxirrnin nga kafka, por ata raportuan rastin në polici, transmetojnë mediat kineze

Share.