Ndeshja Çeki – Kosovë është tashmë vetëm tri ditë larg.
Kombëtarja e Kosovës do t’i nënshtrohet një testi mjaft të vështirë gjatë së enjtes, kur do të luajë në udhëtim tek Çekia.
Sot është mësuar edhe gjyqtari i takimit. Gianluca Rocchi do të jetë njeriu që ndanë drejtësinë në Plzen, përcjell lajmi.net.
Rocchi është gjyqtar italian, i cili ndanë drejtësinë edhe në ndeshjet e Serie A.
Në Çeki, Kosova synon tri pikët në këtë ndeshje të madhe, për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në Euro 2020.