Sot në territorin e Komunës së Malishevës, një person është shëruar i cili ka qenë i prekur me covid-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i ri.

Këto të dhëna janë të konfirmuara në komunikimin e rregullt zyrtar të Komunës së Malishevës me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në kuadër të monitorimit dhe menaxhimit të situatës pandemike me covid-19.

Aktualisht, në Komunën e Malishevës, janë 10 persona aktiv me covid-19.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në territorin Komunës së Malishevës, është kjo: Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë prekur 262 persona, prej tyre, 228 janë shëruar, 24 kanë vdekur, ndërsa aktiv me covid-19 janë edhe 10 persona.

Bazuar në situatën e tashme me covid-19, edhe pse në vendin tonë ka rritje, gjendja në Komunën e Malishevës, është stabile për momentin dhe e menaxhueshme, por për ruajtjen e kësaj situate, kërkohet nga të gjithë pa dallim që në maksimum ti zbatojnë rekomandime dhe udhëzimet e institucioneve shëndetësore, për mbrojtje ndaj covid-19. “Ju lutemi që të i zbatoni të gjitha rekomandimet për t’u mbrojtur nga covid-19, prandaj, mbani maskat mbrojtëse, mbani higjienën e nevojshme të duarve, e sidomos mbajeni distancën sociale, në mënyrë që të gjithë së bashku ta mposhtim këtë virus”, ka apeluar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të shtabit komunal për menaxhimin e situatës me covid-19 në Malishevë. /TV Malisheva

Share.