Patëllxhanët janë ndër perimet fantastike që pavarësisht mënyrës apo recetës së përgatitjes të tërheqin përherë oreksin.
Patëllxhanët i lajmë, u presim bishtat dhe më pas i vendosim në një tenxhere me ujë për t’i zier 10-15 minuta.
Hiqni tenxheren nga zjarri, kulloni patëllxhanët dhe vendosini në një pjatë për t’u ftohur.
Kur të jenë ftohur i presim në mes (për së gjati) dhe me ndihmën e një luge heqim tulin, por jo plotësisht.
Në një tas tulin e patëllxhanit, e përziejmë me vezët, gjizën, magdanozin e prerë hollë, kripën piperin dhe miellin. E trazojmë me kujdes, deri sa masa të jetë homogjene.
Në zjarr vendoseni një tigan ku keni hedhur vaj ulliri.
Patëllxhanët i mbushim me masën që përgatitëm dhe i vendosim për t’i skuqur në fillim nga ana e lëkurave të patëllxhanit dhe kur të kenë marrë pak formë kthehen dhe nga ana tjetër. Në këtë mënyrë ruhet forma që duam.
Pasi i heqim nga tigani i vendosim në një pjatë me letër kuzhine për të thithur yndyrën e tepërt.
Nëse preferoni, patëllxhanët pas zierjes e mbushjes mund t’i piqni dhe në furrë.
5-6 patëllxhan
4 vezë
4 lugë gjelle miell
kripë dhe piper i zi
magdanoz
vaj ulliri. /TV Malisheva