Metabolizmi është një proces biokimik natyral që ndodh kur trupi transformon ushqimin që hamë në energji të shfrytëzueshme.
Sa më efikas të jetë ky proces, aq më të pakta janë gjasat që të shtoni në peshë.
Në rastet kur metabolizmi nuk është në efikasitet të plotë, trupi e ka të vështirë, në mos të pamundur të djegë yndyrnat.
Një nga arsyet, në mos kryesorja, që pengon metabolizmin të kryejë punën e vet, është ushqyerja.
Metabolizmi, Ushqimet Më Të Këqija Për Djegien e Yndyrnave
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të merrni një listë të përditësuar të ushqimeve më të këqija për metabolizmin.
Buka e Bardhë
Nisheshteja, gluteni dhe acidi fitik janë tre prej përbërësve më të dëmshëm për metabolizmin. Ato gjenden kryesisht tek drithërat e përpunuar – buka e bardhë, makaronat dhe orizi i bardhë- dhe në sasi të mëdha shkaktojnë tretje të ngadaltë dhe fryrje në stomak.
Perimet Dhe Frutat Me Pesticidet
Pesticidet që përdoren në mënyrë të parregulluar nga fermerët, janë të dëmshme për organizmin. Ato ngadalësojnë metabolizmin dhe e bëjnë rënien nga pesha tepër të vështirë. Për më tepër, përqendrimi i pesticideve në trup ndikon edhe tek pjelloria.
Lëngu i Frutave
Një gotë me lëng portokalli të filtruar, pra pa tul, ofron 22 gramë sheqer. Një tas me drithëra të ëmbëlsuar ofro mbi 20 gramë sheqer. Konsumi i tepruar i sheqerit rrit nivelet e glukozës duke i çuar ato në stratosferë. Një gjë e tillë e ngadalëson metabolizmin. Të njëjtin efekt kanë edhe pijet e gazuara.
Ushqimet e Skuqura Me Yndyrna Trans
Përdorimi i yndyrës trans për skuqje në restorante ka një ndikim të fortë në metabolizëm. Konsumi i të skuqurave rrit rrezikun e shtimit në peshë dhe mbipeshës, rrezik që rritet në çdo kafshatë.
Kripa
Ekspertët sugjerojnë përdorimin e kripës së jodizuar në vend të kripës së thjeshtë, sepse ajo do të ketë një ndikim pozitiv në tiroide dhe rrjedhimisht tek metabolizmi. Nëse tiroidja nuk funksionon siç duhet, trupi e ka më të vështirë të djegë yndyrnat. /TV Malisheva