Administratori i Agjencisë së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) Mark Green sot ka takuar të rinjtë me rastin e lansimit të platformës së internetit “Të rinjtë prijnë”.Ai tha se lansimi i kësaj faqe do t’i kontribuojë të rinjve kosovarë për të njohur më mirë botën. “Sot po e lansojmë faqen kosovare të udhëheqjes globale te të rinjtë. Kjo nismë iu mundëson të rinjve që të bashkohen dhe të dalin me punë të përbashkët. Hapja e faqes ka të bëjë me atë çka mund të bëjnë të rinjtë e Kosovës për t’i kontribuar botës. Kjo do të jetë një mundësi që të rinjtë e mbarë botës të njohin Kosovën”, tha Green.

Share.