Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në margjina të Forumit të Paqes të Parisit ka takuar edhe presidentin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Peter Maurer.Me Maurer, kreu i shtetit ka biseduar për rolin e KNKK-së në zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur në Kosovë.Thaçi ka theksuar se çështja e të pagjeturve është plaga më e madhe e mbetur hapur që nga lufta.“Duhet gjetur zgjidhje të menjëhershme për të gjithë personat e pagjetur”, ka thënë presidenti Thaçi.Ai ka shtuar se kjo është çështje humanitare dhe nuk duhet të politizohet.