Sot është hedhur shorti për edicionin e ri të IPKO Superligës.
Përfaqësuesit e klubeve të Superligës tashmë janë brenda zyreve të federatës ku edhe kanë filluar t’i tërheqin goglat e famshme të shortit.
Numrat janë mësuar, e nga këto numra, nënkampioni i Kosovës ka zbuluar kundërshtarët për dy fazat e para të edicionit 2019/2020, teksa të njëjtat i ka publikuar para pak çastesh në faqen zyrtare të rrjetit social Facebook.
Orari i 11 javëve të Ipko Superligës për skuadrën “bardhë e kaltër” nga kryeqyteti.
Java I: Feronikeli – Prishtina
Java II: Prishtina – Dukagjini
Java III: Feronikeli – Prishtina
Java IV: Prishtina – Llapi
Java V: Trepça ‘89 – Prishtina
Java VI: Prishtina – Gjilani
Java VII: Vushtrria – Prishtina
Java VIII: Prishtina – Drenica
Java IX: Ballkani – Prishtina
Java X: Ferizaj – Prishtina
Java XI: Prishtina – Drita