Perimet janë të pasura me lëndë të ndryshme ushqyese, por a e dini se përbërja e tyre ushqyese ndikohet edhe nga mënyra se si i presim ose qërojmë ato?
Dietologia Garima Goyal shpjegon se çfarë do t’ju ndihmojë në kuzhinë për të shfrytëzuar më të mirën nga perimet.
Larja është më e rëndësishmja
– Larja e frutave para prerjes ose qërimit është hapi më i rëndësishëm për të hequr papastërtitë dhe mikroorganizmat e dëmshëm që mund të jenë të pranishëm në lëkurën e jashtme të artikujve ushqimorë.
Nëse i lani frutat ose perimet pas prerjes ose qërimit, mund të humbni vitamina të tretshme në ujë – shpjegon dietologia.
Mos përdorni thikë të topitur
– Dëmton frutat dhe perimet përdorimi i një thike të topitur. Kështu që sigurohuni që të përdorni gjithmonë thika të mprehura mirë. Për shkak të thikës së topitur, elektrolitet mund të rrjedhin nga artikujt ushqimorë, ndërsa me to do të rrjedhin edhe kalciumi edhe kaliumi. Përveç humbjes së lëndëve ushqyese, kjo kontribuon në krijimin e aromës së keqe të ushqimit – këshillon Goyal.
Kujdesuni se si i qëroni
Frutat dhe perimet duhet të qërohen sa më hollë që të jetë e mundur për të ruajtur më shumë nutrienë. Është interesante që disa studime madje shohin një ndryshim në faktin nëse, për shembull, karotat pastrohen me dorë në familje ose me makinë në kushtet e fabrikës.
– Bakteret e dëmshme, E. coli dhe listeria, janë më pak të pranishme në qërimin me dorë sesa në qërimin e artikujve ushqimorë në fabrikë – thotë dietologia.
Si të priten?
– Frutat dhe perimet nuk duhet të priten, sepse megjithëse mund të duken më tërheqëse, kjo nënkupton një humbje të madhe të nutrienëve – thotë Goyal, duke theksuar se pemët dhe perimet e prera imët prishen më shpejt, humbin lagështinë dhe dukjen natyrale.
Për konsum dhe përgatitje është më mirë të priten në copa më të mëdha.
Njihuni me vetitë e artikujve ushqimorë
Nuk është e nevojshme të qëroni ose të prisni të gjitha frutat dhe perimet që konsumoni. Te kastravecët, domatet ose patatet, përpiquni të lini të paktën një pjesë të lëvozhgës për të ruajtur disa nutrienë – ka thënë Goyal. /TV Malisheva