Kur lindin bebet, posaçërisht njerëzit me lëkurë të çelët, ata kanë ngjyrë të çelët të syve për shkak se kanë shumë pak melaninë në sytë e tyre
“Melanina është një pigment që u jep ngjyrë syve, lëkurës dhe flokëve. Sasia e melaninës në bebëz, pjesa me ngjyrë e syrit përcakton se çfarë ngjyre të syrit do të ketë një person”, shpjegon oftalmologu i fëmijëve, Douglas Fredrick.
Gjenetika përcakton sa melaninë ose pigment do të ketë një person në trupin e tij.
ADN-ja që një fëmijë merr nga një prind përcakton nëse do të ketë ngjyrën e syve kafe, të kaltër, jeshile ose ngjyra të tjera.
Një fëmijë mund të lindë me sy të kaltër, sepse sytë ndonjëherë nuk prodhojnë shumë ose nuk prodhojnë fare melaninë, derisa foshnja është në bark.
Sidoqoftë, pas lindjes, drita stimulon prodhimin e melaninës, prandaj ngjyra mund të ndryshojë me kalimin e kohës.
“Ngjyra e pigmentit nuk shkakton ndryshim. Nuk ka pigment të kaltër, gri, jeshil ose kafe në sy, thekson oftamologu, duke shtuar se pigmenti i vetëm që kemi në sy ka ngjyrë të kafenjtë, dhe sasia e këtij pigmenti përcakton nëse sytë janë më të shndritshëm apo më të errët.
Një prind me sy kafe plus prindi tjetër me sy kafe duhet të ketë një fëmijë me të sy ngjyrë kafe, apo jo? Po, por jo gjithmonë.
Ka shumë gjene në trupin tonë që kontribuojnë në ngjyrën e syve.
Madje, edhe nëse të dy prindërit kanë sy ngjyrë kafe, është e mundur që bebja në fund të ketë sytë ngjyrë të kaltër, nëse prindërit kanë gjene të syve të kaltër diku në konstitucionin gjenetik, përkatësisht nëse kanë një gjen të mutuar që mund të përcillet nëpër breza si recesivë.
Ekspertët thonë se ndryshimi më i madh ka të ngjarë të pasojë në periudhën nga muaji i gjashtë deri në muajin e nëntë të jetës.
Gjatë disa javëve ose muajve, ju gjithashtu mund të vini re se ngjyra e syve të bebes tuaj bëhet më e errët.
Deri në muajin e 12-të, shumica e foshnjave kanë ngjyrën e tyre të përhershme të syve, edhe pse dr. Fredrick thotë se te disa fëmijë ngjyra e syve mund të ndryshojë deri në moshën gjashtëvjeçare.
Megjithatë, rastet e tilla janë të rralla dhe ndryshimi nuk ndodh brenda një nate. /TV Malisheva