Tifogrupi më i madh kosovar, Dardanët kanë zbuluar banerin me të cilin do ta presin Kombëtaren e Anglisë.
Kosova ndeshet me Anglinë më 17 nëntor, vetëm tri ditë pas ndeshjes me Çekinë në Plzen, që pritet të jenë dy takimet më deçizive sa i përket kualifikimeve për Euro 2020.
“Mirësevini dhe respekt”, janë fjalët e shkruara në banerin e tifogrupit kosovar.
Kujtojmë se ndeshja kundër ‘Tre Luanëve’ zhvillohet nga ora 18:00 të dielën në ‘Fadil Vokrri’.