Ndeshja e futbollit midis Çekisë dhe Kosovës ka krijuar një frikë të madhe për Federatën e Futbollit të vendit mikpritës.

Çekët po frikësohen shumë se mund të ketë ndonjë thirrje politike nga tifozët, që do ta penalizonin Kombëtaren e Çekisë.

Gazeta çeke “Idnes”, ka bërë një shkrim lidhur me atë se çfarë mund ta presë federatën e tyre këtë ndeshje.

Vëllazërimi i disa tifozëve të Sparta Pragës me ata të Cërvna Zvezdës si edhe deklarata e presidentit të vendit, Milos Zeman.

Një gabim nga tifozët, Çekia mund të marrë ndëshkim nga UEFA-ja, që më e keqja për ta do të ishte heqja e pikëve.

FIFA dhe UEFA-ja më parë njëzëri kanë konfirmuar se kushdo që do të ketë probleme me njohjen e Kosovës do të ketë sanksione.

Share.