Në kuadër të realizimit të projekteve kapitale dhe rregullimit të infrastrukturës rrugore në vendbanimet e Komunës së Malishevës, edhe në fshatin Pagarushë ka filluar hapja dhe rregullimi i një rruge të re.

Punimet në këtë rrugë i kanë parë nga afër drejtori komunal i urbanizmit, Ahmet Morina dhe shefi i zyrës së prokurimit, Nuhi Shala.

Drejtori Morina, ka bërë të ditur se në Pagarushë kanë filluar punimet në rregullimin e rrugës “Rruga e Shpresës”, me një gjatësi prej 330 metrave dhe rregullimi i kësaj rruge mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

“Edhe kjo rrugë, sikur edhe shumë rrugë tjera në fshatrat e Komunës së Malishevës, janë pjesë e investimeve kapitale në infrastrukturën rrugore që është duke komuna, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për lëvizjen e qytetarëve”, ka thënë drejtori Morina, i cili edhe i ka uruar banorët e Pagarushës për rrugën e re. /TV Malisheva

Share.