Kosova u eliminua në fazë të grupeve ndaj Çekisë dhe tash kualifikimin në Kampionatin Evropian do ta kërkojë përmes Ligës së Kombeve.
“Dardanët” u mposhtën 2:1 në Doosan Arena të Plzenit dhe e përjetuan rëndë këtë.
Ai që emocionoi më së shumti ishte Mërgim Vojvoda, i cili nuk i ndali as lotët.
Pas ndeshjes, ai ka postuar një fotografi në profilin e tij zyrtar në Instagram me mbishkrimin emocionues: ” i zhgënjyer dhe i trishtuar nga rezultati, por Zoti e krijoi lehtësinë pas vështirësis. #Mars2020. Faleminderit të gjithë Dardanve në të gjithë botën për mbështetjen e tyre. Kosov te Dua” – ishin fjalët e mbrojtësit të Standard Liege.