Është raportuar se ditën e djeshme  policia amerikane ka gjetur trupin e një reperi në bagazhin e një makine, pas një përplasjeje në autostradë në Miami.

Siç thuhet, të njëjtit kanë gjetur trupin e artistit 25 vjeçar Brian Trotter, pasi shkuan në vendin e ngjarjes.

Shoferi, 25-vjeçar, Robert Deupree Avery Coltrain, është arrestuar dhe akuzuar për vrasje të shkallës së dytë dhe për transport të paligjshëm të mbetjeve njerëzore.

Autopsia tregoi se Brian u qëllua për vdekje disa herë.

Oficerët ndërkohë deri më tani nuk kanë treguar motivet e vrasjes.

Z. Coltrain ka qenë mik me Trotter, i njohur me emrin artistik Kent Won’t Stop, për më shumë se një dekadë.

Një raport i policisë tha se patrullat e autostradës u thirrën në vendin e aksidentit të makinës në autostradën Palmetto në Miami të dielën.

Trotter u pa për herë të fundit më 17 tetor duke lënë shtëpinë e tij në Triangle, Virxhinia. /TV Malisheva

Share.