Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Lluzhan të Podujevës.
Nga fotografitë që ka siguruar Telegrafi nga vendi i ngjarjes shihet se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
Nuk dihet ende nëse persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes shihet se kanë dalë edhe njësitet policore dhe ambulanca.
Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës ka thënë se tani për tani mund të konfirmojë vetëm se ka ndodhur aksidenti dhe se për informacione tjera do të njoftojnë pastaj.