Spikerja e lajmeve të RTK-së, Anita Muçaj dhe bashkëshorti i saj, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, janë një çifti mjaft i diskutuar në media.
Anita është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.
Së fundmi, spikerja e lajmeve publikoi në InstaStory një fotografi, ku shfaqur në një çast intim me Ramushin, teksa të dy i dhuronin një puthje njëri-tjetrit.
“Dikur kur kemi qenë të rinj”, shkroi Muçaj-Haradinaj me satirë në mbishkrimin e fotografisë, teksa etiketoi burrin e saj.
Ndërkohë, të shumta mbesin postimet e Anitës edhe në përditshmëri, krah familjarëve, bashkëshortit dhe fëmijëve të saj.
Çifti përndryshe janë prindër të tre fëmijëve dhe jetojnë së bashku në një nga lagjet periferike të Prishtinës. /TV Malisheva