Harley-Davidson i njohur për prodhimin e motoçikletave unike, ia ka mësyrë edhe tregut të biçikletave elektrike, ku divizioni i ri i kompanisë u frymëzua nga modeli i parë i motoçikletës së tyre.

Kompania me një traditë 117-vjeçare zbuloi modelin Serial 1 Cycle, që u shit për herë të parë në vitin 1903 me mbishkrimin “Serial Number One”.

Dizajni i biçikletës elektrike përfshin skeletin e zi, ulësen e lëkurës dhe rrotat e bardha. Kjo motoçikletë është bërë nga divizioni i ri i Harley-Davidson, që nga sot do të merret enkas me prodhimin e tyre.

Ky model pritet të dalë në shitje në mars të vitit të ardhshëm, dhe që tashmë ka fituar vëmendjen e miliona adhuruesve të kësaj marke të njohur. /TV Malisheva

Share.