Vala e thirrjeve të Gjykatës Speciale po vazhdon edhe më tutje. Sot ka marrë thirrje ish-çlirimtari nga Zona e Pashtrikut, Sejdi Berisha.
Lajmin e ka publikuar kryetari i veteranëve, Hysni Gucati.
“Tash u njoftova se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, veterani Sejdi Berisha, nga Kijeva e Malishevës, pjesëtar i Brigadës 122, ZO e Pashtriut” ,shkruan Gucati në njoftim.