Pandemia e coronavirusit ka ndryshuar edhe organizimin e dasmave.
Jemi mësuar që në dasmat tradicionale për ta marrë nusen për në shtëpinë e re të çiftit, zakonisht të krijohen kolona nga veturat e shumta të karavanit që përcjell nusen.
Një çift i ri në Prishtinë ka thyer këtë “rregull” dhe ka respektuar rekomandimet e institucioneve shëndetësorë të Kosovës.
Nëpër rrugët e qytetit sot është parë një çift me motorë. Në një fotografi që po qarkullon nëpër rrjete sociale shihen çifti secili në motor veç e veç.
Kujtojmë se pandemia ua ka prishur planet shumëkujt këtë vit, por ka edhe prej tyre që nuk lëvizin planet që kanë bërë. Tubimet në masë janë një prej pikave që konsiderohen problematike për përhapjen e COVID-19. Dasmat dhe ahengjet e tjera familjare gjatë kësaj vere ndikuan në përhapjen e virusit, andaj me vendim të Qeverisë janë ndaluar këto ahengje.
Megjithatë, pati prej atyre që nuk deshën të martohen pa mbledhë në një vend familjarë e miq dhe nuk i përfillën masat e vendosura.
Numri i rasteve të të infektuarve me coronavirus në Kosovë vazhdon të mbetet shumë i madh.