Sado që regjeneratorët dhe kapsulat për flokë ndihmojnë në rikuperimin e flokëve të dëmtuar, nëse ekziston zgjidhja natyrale e cila do të na ndihmojë, gjithsesi do t’ia japim shansin
Aloe vera është posaçërisht e mirë për kurimin e flokëve kaçurrelë, sepse një ndër specialitetet e saj është që ushqen dhe definon kaçurrelat.
Ky përbërës natyral i përballueshëm imiton, apo edhe nxit trajtime më të shtrenjta të flokëve.
Pos që tërheq dhe mban lagështinë në flokë, aloe vera mund të jetë e dobishme edhe për ata të cilët vuajnë nga humbja e flokëve për shkak të mungesës së hekurit sepse është e pasur me vitaminën C.
Ndihmon në absorbimin e hekurit në zorrë dhe përshpejton përdorimin i tyre brenda organizmit. Gjithashtu, përmban vitaminën E, e cila, si edhe vitamina C, ndihmon në mbrojtje nga dëmtimet e radikaleve të lira që do të thotë që aloe vera është mbrojtës i shkëlqyeshëm i flokëve tuaj.
Ajo është shumë qetësuese për shkak të natyrës hidratuese dhe enzimave kundërinflamatore, të cilat e përbëjnë përbërës të shkëlqyeshëm për ata të cilët vuajnë nga kruajtja e kokës dhe zbokthi.
Prandaj, lëngu u rekomandohet të gjithë atyre të cilët vuajnë nga irritimi i kokës, ekzema, dermatiti dhe psoriaza.
Përparësitë e aloe verës për flokë
∙ Ka cilësi kundërinflamatore që ndihmojnë në zbutjen e irritimit të lëkurës së kokës dhe pengojnë kruajtjen e kokës (ekzema, zbokthi, psoriaza).
∙ Është e shkëlqyeshme kundër zbokthit për shkak të cilësive antibakteriale.
∙ Nëse përdorni regjenerator me shtesë aloe vere, flokët tuaj do të bëhen të lëmuara dhe të shkëlqyeshme.
∙ Shamponët me aloe verë pastrojnë kokën, gjë që u ndihmojnë rritjes së shëndetshme të flokëve, si edhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut.
∙ Pastron me themel flokët e yndyrshëm.
Xheli i aloe verës mund të shërbejë si shampon i shkëlqyeshëm për ushqimin e flokëve.
Aloe vera është regjenerator perfekt natyral. Mund të përdoret veçmas apo xheli të përzihet me regjenerator të cilin aktualisht e përdorni.
Ka nivel natyral PH, kështu që nuk do të irritojë kokën, gjë që është lajm i shkëlqyeshëm nëse keni lëkurën e kokës të ndjeshme.
Nëse nuk keni probleme me zbokthin e flokëve dhe me flokë të thata, bëni masazh me xhel aloe vere në majë koke dhe lëreni të qëndrojë rreth dhjetë minutash.
Do t’i heqë të gjitha qelizat e vdekura të lëkurës dhe shtresën e cila shkakton zbokthin, ndërsa mbetja e flokëve do të jetë jashtëzakonisht e hidratuar. Pastaj shpëlani flokët ashtu siç i shpëlani zakonisht. /TV Malisheva