Milot Rashica ka reaguar në rrjetet sociale pas humbjes së Kombëtares së Kosovës me rezultat 2-1 nga Çekia në kuadër të eliminatoreve të Euro 2020.

Ylli i Kosovës ka shfrytëzuar profilin e tij zyrtar në Instagram për të reaguar për humbjen e së enjtes mbrëma në Plzen.

Sulmuesi vushtrrias ka thënë se është ende e vështirë për të pranuar rezultatin e ndeshjes, por shton se ka qenë një rrugëtim i suksesshëm dhe me mbështetje të madhe nga të gjithë.

Më poshtë iu sjellim postimin e Rashicës.

Postimi i Milot Rashicës

Ende është e vështirë për ta pranuar rezultatin e mbrëmshëm!

Përkundër kësaj, ka qenë një rrugëtim i suksesshëm dhe me mbështetje të jashtëzakonshme nga tifozët tanë dhe gjithë shteti ynë.

Le ta përfundojmë në mënyrën më të mirë të mundshme! FALEMINDERIT

 

Share.